Këtë numër do ta bartë Manaj në fanellën e Barcelonës

Marrin fund dilemat, Rei Manaj do të mbajë veshur fanellën me numrin 14 në sfidën e sotme ndaj Real Sociedadit.

U aludua se mund të merrte edhe 10-tën e Leo Mesit, por në fund shqiptarit i është besuar numri i brazilianit Philippe Coutinho, i cili nuk do të jetë i gatshëm në sfidën e sotme, teksa është drejt largimit nga katalanasit. Zërat e fundit lidhen me një transferim në Serinë A te Lazio e Sarrit.

Barcelona ka publikuar edhe listën e futbollistëve të grumbulluar për sfidën e sotme, si dhe numrat përkatës që lojtarët do të mbajnë mbi shpinë. Pritet me mjaft interes të shihet, nëse trajneri Kuman, do t’i besojë disa minuta Rei Manajt, për të bërë debutimin në La Liga.

 

Historia e pabesueshme e Arbiona Bajraktarit, vajza që i dedikoi jetën e dytë futbollit!

Nuk ndalen sukseset e sportistëve nga Kosova – Vesa Gjinaj fiton turneun “Neocom Open 2021”