Këta janë tre gjigantët evropian që po luftojnë për ta transferuar Agueron

Juventus, Inter dhe Barcelona janë në bisedime me sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero.

32-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe sipas El Chiringueto, Juventus dhe Inter kanë nisur bisedimet që të nënshkruajnë me të si agjent i lirë, përcjellë lajmi.net.

Barcelona dhe PSG gjithashtu ishin të lidhur me argjentinasin, që i skadon kontrata në verë.

Aguero ka shënuar dy gola në vetëm nëntë paraqitje këtë edicion, derisa ka humbur 10 ndeshje me Manchester Cityn mes muajit janar dhe shkurt, pasi doli pozitiv me COVID-19.

Mbetet të shihet se cila skuadër do nënshkruajë me Agueron, lojtar që gjithashtu është i hapur për rinovimin në “Etihad”.