Këta janë lojtarët e Vëllaznimit për këtë kampionat

Skuadra e Vëllaznimit po planifikon përgatitjet për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës. Gjakovarët po bëjnë gati edhe listën e futbollistëve që mund të llogarisin për sfidat e ardhshme. “Në kuadër të organizimit për fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri, Vëllaznimi është në përfundim e sipër të marrëveshjes me futbollistët ekzistues dhe futbollistë të rinjë që do t’i bashkohen ekipit”, thuhet nga klubi. “Gjithashtu pas shqyrtimit të kushteve, afër arritjes së marrëveshjes janë edhe Ragip Mazrekaj dhe Albutrint Morina, ndërkohë që klubi është në biseda edhe me 2 futbollistë nga Superliga, të cilët do të bëhen të ditur në ditët në vijim. Javën e ardhshme ekipi do të fillojë përgatitjet dhe për detajet tjera do të jeni të informuar me kohë”, thuhet nga klubi.

 

Përbërja e deritanishme e ekipit:

  1. Hikmet BAJRAMI
  2. Altik LIPOVECI
  3. Granit GUTA
  4. Valon KASAPI
  5. Gjergj BUSHAJ
  6. Lekë VULA
  7. Ermir NIKOLIQI
  8. Debatik QARKAXHIA
  9. Arber KUSARI
  10. Lorik RUDI
  11. Ardit VOKSHI
  12. Lumi LLUKA
  13. Jeton DUSHI
  14. Arbes KUSARI
  15. Blin GJOSHI
  16. Rron RUGOVA

Te rikthyerit në ekip dhe përforcimet

  1. Arbër KOMONI (KF LIRIA)
  2. Apollon MISKU (KF RAHOVECI)
  3. Arianit KUQI (KF BALLKANI)
  4. Leotrim GASHI (KF 2 KORRIKU)
  5. Shpat TABAKU (KF HAJVALIA)
  6. Robert BERISHA (KF LUFTËTARI).