Këta janë kundërshtarët e Skënderbeut të Korçës për ndeshjet miqësore

Skënderbeu i Korçës do ta kryejë një nga fazat përgatitore para nisjes së kampionatit në Kategorinë Superiore Shqiptare, jashtë Shqipërisë.

Gazetaolle.com, ka siguruar listën e kundërshtarët të mundshëm për ndeshje miqësore.

Skuadra nga Korça pritet të luaj me Mechelen, Preussen Munster, Stuttgart, Dynamo Kiev, Greuther Furth. Këto takime do të zhvillohen nga 7 deri më 19 janar.

Kujtojmë se të Skënderbeu aktivizohen edhe Bernard Berisha, Liridon Latifi, Bajram Jashanica, Leonit Abazi dhe Bujar Shabani që vijnë nga Kosova. /Olle/