Këta janë gjyqtarët e ndeshjes Moldavi – Shqipëri

Ndeshja mes Moldavisë dhe Shqipërisë do të gjykohet nga arbitra skocezë.

Kombëtarja kuqezi kërkon kualifikimin në Euro 2024 sot në Kishinjev, ku mjafton edhe një barazim për të nisur festën e madhe.

Dueli i grupit E të eliminatoreve të Gjermani 2024, do të zhvillohet në Stadionul Zimbru prej orës 18:00.

Kryesori i takimit është përzgjedhur Willie Collum. 44-vjeçari nga Glasgow do të ketë ndihmës Francis Connor dhe David McGeachie. Ndërkohë që arbitër i katërt do të jetë Kevin Clancy.

Kombëtarja e Kosovës niset për në Zvicër

Përditësohen vlerat e reja për Albi Mall Superligën – Ballkani klubi më vlefshëm, Dellova dhe Bejtullahu janë lojtarët më të vlefshëm