Këta janë futbollistët me më së shumti paraqitje në historinë e Kampionatit Evropian

Vetëm dy ditë na ndajnë nga EURO2020.

Pritet të jetë një kampionat jashtëzakonisht interesant, me rivalitet të madh e me ndeshje fantastike, shkruan GazetaBlic Sport.

Ka disa fakte interesante në lidhje me kampionatin evropian ndër vite, në mesin e tyre edhe numri më i madh i paraqitjeve të futbollistëve në të.

Cristiano Ronaldo është në vendin e parë me 21 paraqitje, Schweinsteiger është në vendin e dytë me 18, kurse pas tij pasojnë Gigi Buffon me 17, Cesc Fabregas dhe Iniesta me nga 16, si dhe Thuram e Van Der Sar me nga 16.

Ronaldo, natyrisht që shifrën e tij do ta bëjë edhe më të lartë me ndeshjet që do t’i zhvillojë në “Euro2020”.