Këta janë dy lojtarët që po kërkon Barcelona, njëri i Bayernit

Barcelona është hedhur në aksion dhe mediat spanjolle, bëjnë të ditur dy transferet e mundshme që mund t’i bëjnë në verë.

Njëri nga ta është lojtari i Bayernit, mbrojtësi Jerome Boateng.

Ndërkohë, ata befasojnë edhe me lojtarin e dytë. Aymeric Laporte, mbrojtësi i Athletic Bilbaos ua ka rrëmbyer zemrën katalunasve, shkruan ‘El Mundo Deportivo’. (Gazeta Olle)