Këta janë çerekfinalistët e Botërorit të hendbollit

Me ndeshjet e zhvilluara të hënën, janë përcaktuar tetë Përfaqësueset çerekfinaliste të Kampionatit Botëror për shtetet në zhvillim që po zhvillohet në Kosovë.

Nga grupi A, janë kualifikuar Ishujt Faroe dhe Kosova si e dyta.

Nga grupi B, Estonia dhe Kameruni, kurse nga C-ja Moldavia e Malta.

Përfaqësuesja e vetme me të gjitha fitore ishte Letonia, që u kualifikua bashkë me Uruguajin.

Sot, gjatë ditës do të përcaktohen edhe çiftet çerekfinaliste. Kosova do të luajë me të parin e grupit B, Estoninë.

Ishujt Faroe takohen me Kamerunin, Moldavia me Uruguajin, kurse Letonia me Maltën.