Kështu u ndalë Prishtina nga Trepça ’89 (VIDEO)

Pas pesë fitoreve radhazi, vjen edhe ndalja e parë për Prishtinën dhe trajnerin e saj Ramiz Krasniqi. Ishte Trepça ’89 me ishin e Prishtinës, Afrim Tovërlani, të cilët ia vështirësuan tej mase punët bardhekaltërve në luftën për titullin e kampionit, raporton Tribuna Channel.
Takimi i luajtur në kuadër të javës 29 të Superligës nuk prodhoi asnjë gol, pavarësisht se rastet nuk munguan.
Edhe pse cilësohej si kryendeshje, përballja e rivalëve nuk mblodhi më shumë se 500 shikues.
Prishtina mundësinë më të mirë në ndeshje e kishte në minutën 36. Fillimisht mbrojtësi mitrovicas Ilir Izmaku bëri gabim të rëndë, më pas Mentor Zhdrella ia del të shërbejë Labinot Osmanin, i cili nuk ia del të mposhtë Enis Manxhollin e disponuar.
Në anën tjetër, Trepça ’89 krijon një rast ideal, kur harkimin e mirë të Drilon Musës, nuk e shndërron në gol Diar Mustafa, që gjuan me kokë jashtë portës.
Në pjesën e dytë, vendasit kërkonin me ngulm golin, derisa mysafirët tregoheshin të rrezikshëm me kundërsulme.
Në minutën 48, Mentor Zhdrella shërben edhe një herë bashkëlojtarët e tij, por Shend Kelmendi gjuan mbi portë. Katër herë lojtari më i mirë në Kosovë, provon të realizojë edhe vetë, por Manxholli assesi të mposhtet.
Deri në fund, mitrovicasit që kanë hequr dorë nga titulli, rrezikojnë parmes sulmuesit, Blerand Kurtishaj, i cili duket se nuk e kishte ditën.
Prishtina me këtë barazim mbetet pesë pikë larg liderit Feronikeli, por që gjasat për titull sipas trajnerit Ramiz Krasniqi nuk janë humbur.
Trajneri i 89-shit, Afrim Tovërlani për herë të parë pas një kohe të gjatë sfidoi Prishtinën, por këtë herë u bë sebep që kryeqytetasit të minimizojnë gjasat për pozitën e parë.