Kështu rikuperohet Lenjanin

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani, ishte një ndër lojtarët kryesor në fitoren e Shqipërisë ndaj Armenisë me rezultat 2:1.

Në këtë ndeshje Lenjani kishte pësuar një lëndim i cili pritet ta mbajë jashtë fushave rreth dy javë transmeton GazetaOlle.com

Por futbollisti i skuadrës franceze Rennais, ka vendosur që të kthehet shumë shpejt nga lëndimi duke postuar një video në rrjetin social ‘Facebook’ me mbishkrimin:

“Trajnim në -120 gradë celsius vetëm që të rikthehem sa më shpejtë nga lëndimi”, shkroi Lenjani në ‘Facebook’.