Kështu po përjetohet suksesi shqiptar në Serbi

Në Serbi përjetohet rëndë çdo sukses që frymon shqip dhe sigurisht që edhe klasifikimi i Kombëtares së Shqipërisë më lart se Serbia në listën e UEFA-s, nuk ka lënë pa u komentuar, shkruan Gazetaolle.com.

“Shqipëria e kalon Serbinë”, shkruan në titullin kryesor “B92”, ndërsa me titull të njëjtë e jep lajmin edhe “Vesti”.

“Kjo është renditja e re e UEFA-s, ku shqiptarët janë më të mirë se ne”, është titulli i Srbijadanas.com.