Kështu mund të luajë Prishtina ndaj Ferencvarosit në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve në “Fadil Vokrri”

Prishtina do të luajë në “Fadil Vokrri”, ndeshjen kthyese ndaj Ferencvarosit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Gazeta Olle foto

Ndeshja e parë e zhvilluar në Hungari ishte mbyllur me rezultat 3-0 në të mirë të Ferencvarosit, me të gjitha golat që ishin shënuar në pjesën e parë.

Trajneri Zekirija Ramadani  do të tentojë të bëjë pak ndryshime nga ndeshja e parë që të arrijë të paktën një fitore.

Në portë do të jetë Ardit Nika, ndërsa mbrojtja nuk do të ndryshojë me Besnik Krasniqin, Qëndrim Zybën, Leotrim Bekteshin dhe Glendi Micin.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, personat duke marrë pjesë në sporte dhe bar

Në mesfushë do të jenë Lorik Boshnjaku dhe Sabjen Lilaj, ndërsa para tyre do të jetë Endrit Krasniqi.

Në sulm pritet të luajë Xhevdet Shabani, së bashku me Leotrim Kryeziun dhe Oto John.

Një fitore e Prishtinës do të vlente për grumbullimin e pikëve në renditjen e UEFA-s si për klubin, ashtu edhe për futbollin tonë. /Gazeta Olle/

Foto: Gazeta Olle

Bruno Arrabal largohet nga Arbëria: Faleminderit, shpresoj të ktheheni në Superligë

“Ju e dini çfarë duhet bërë”, momenti interesant kur Mancini publikon formacionin e finales ndaj Anglisë