Kështu iu përgjigjet Rudi Garcia tifozëve të Feyenoordit

Rudi Garcia e ka quajtur të tmerrshme atmosferën në stadiumin e Feyenoordit, ku ndeshja ndërmjet kësaj skuadre dhe Romës u ndërpre për disa çaste.

“Sonte nuk pati mjedis normal për të luajtur futboll. Unë jam i trishtuar se si u trajtuan tifozët tanë. Megjithatë, fitorja jonë ishte përgjigja më e mirë”, deklaroi trajneri i Romës pas ndeshjes.

Roma fitoi 2:1 dhe eliminoi holandezët me rezultat të përgjithshëm 3:2.