Kështu iu gëzua Neymar golit të Suarezit (VIDEO)

Suspendimi i sulmuesit të Barcelonës, Neymar, ka bërë që ai ta shikojë ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos nga shtëpia.

23-vjeçari nga Brazili e ka postuar një video në rrjetin social Instagram, ku shihet duke e festuar golin e uruguaianit Luis Suarez.

Videoja është shpërndarë menjëherë nga mediet angleze, për ta bërë më pas xhiron e botës edhe në rrjetet sociale.

VIDEO: https://instagram.com/p/z9uoYvxtgv/?utm_source=partner&utm_medium=embed&utm_campaign=video