Kështu e mbylli vjeshtën, Rahoveci

Basketbollistët e Rahovecit vazhdojnë të ” shkelin” secilin kundërshtar, ashtu kanë bërë edhe në ndeshjen derbi kundër As Kastriotit nga Obiliqi, të cilin e mposhtën bindshëm me 21 poen diferencë.
Por, pos lojtarëve në parket, të merituar për fitoren e madhe janë edhe 300 shikues nga tifozeria rahovecase ” Vreshtarët” të cilin plot 40 minuta nuk janë ndalur në përkrahje të basketbollistëve, ku me prezencën e tij, derbin e ka madhështuar edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.
Sidoqoftë, loja ka filluar me shënimet e vendasëve nëpërmjet Mustafë Merovcit, i cili dy herë shënon për 4 : 0, por në minutën 5, mysafirët zvogëlojnë rezultatin në 6 : 4, por në vazhdim të lojës, Besnik Sharku, Alban Latifaj, kapiteni Blerim Delibeqa dhe Arion Balluku shënojnë për të ngritur rezultatin në 15 : 9. Në minutën e fundit të çerekut të parë, mysafirët shënojnë katër poena nëpërmjet Bujar Aliut dhe Granit Hysenit, por pesë sekonda para përfundimit, Ardit Osmani realizon dy gjuajtje të lira, për të përfunduar çerekun e parë, 17 : 13.
Në fillim të çerekut të dytë, Latifaj realizon trepikëshin e tij të parë, 20 : 13, por poashtu me tresh përgjigjet Granit Hyseni  mysafir, i cili lojtar për dy minuta radhazi, në minutën 16, sjell ekipin e vet për herë të parë në avantazh, 22 : 24, por Delibeqa me shënimet e veta sjell vendasit përsëri në avantazh, 26 : 24, ndërkaq Merovci e përmbyllë çerekun duke shënuar dy pikë, 31 : 27.
Çereku i tretë ishte ëmbëlsira për të gjithë të pranishmit në palestër, ku basketbollistët rahovecas nga minuta në minutë shënonin duke e rritur epërsinë.
Kanonadën e shënimeve e fillon në minutën 31 Alban Latifaj, për të vazhduar Merovci dhe përsëri Latifaj me shënimin për tre pikë, kështu që në minutën 23, rezultati ngritet në 41 : 29, për të pasuar edhe një trepikëshi i Latifajt, 44 : 29. Edhe në vazhdim të lojës, basketbollistët rahovecas me lojën e shpejt shpartallojnë mbrojtjen mysafire, me cilën lojë dominonte Balluku virtuoz, dhe pesë sekonda para përfundimit, Merovci realizon dy pikë për t’u përmbyllur çereku i tretë, 53 : 37.
Në çerekun e fundit, zgjohet nga letargjia Besnik Sharku, i cili ishte enigma e pazgjidhur për mysafirët si në mbrojtje i ndihmuar nga Albion Metbala, kapiteni Delibeqa dhe Latifaj, ashtu edhe në sulm, dhe në minutën 32 rezultati është më i lart, 59 : 39. Mysafirët të dekoncentruar edhe nga tifozeria e rahovecasve, tentojnë të zvogëlojnë rezultatin përmes Hysenit dhe Ujkan Karanezit, por me shënimet e Merovcit, Osmanit, Ballukut, Besnik Sharkut, arrijnë në minutën e fundit të shënojnë për rezultatin 74 : 54, ndërkaq ky i fundit me ngulitje pesë sekonda para përfundimit të lojës, shënon për rezultatin 76 : 55. /Shaip Shala/