Kështu e komenton Bylbyl Sokoli barazimin e Dritës ndaj Feyenoordit

Drita ka arritur ta ndalë në barazim pa gola 0-0 Feyenoordin, në ndeshjen e parë të luajtur në kuadër të rrethit të dytë në Conference League.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, gjilanasit ia dolën ta mbanin portën e paprekur për 90 minuta ndaj gjigantit holandez.

Barazimin e ‘bardhekaltërve’ ndaj Feyenoordit për Gazetën inFokus e ka komentuar trajneri dhe analisti i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli.

I njohuri ndryshe si ‘Profa’ ka thënë se Drita e ka arritur qëllimin falë lojës së disiplinuar në mbrojtje.

Me pas ai ka shtuar se gjilanasit do ta kenë të vështirë ta ruajnë rezultatin në ndeshjen kthyese.

“Drita zhvilloi një ndeshje solide me orientim defensivë për 90 minuta. Qëllimin e arriti në saje të lojës së disiplinuar në mbrojtje. Përballë Dritës ishte kampioni i shumëfishtë i Holandës, Feyenoordi, i cili u mundua ta fitoj këtë ndeshje, por humbi disa raste për shënim. Drita do ta ketë vështirë edhe në takimin e kthimit ta ruaj ketë rezultat”, deklaroi Bylbyl Sokoli për Gazetën inFokus.

Ndeshja e kthimit mes Feyenoordit dhe Dritës do të luhet pas një jave në Roterdam të Holandës.

Sot ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova do ta bartin flamurin e Kosovës

Engjëll Hoti ka kompletuar transferimin te Tirana