Kështu do të duket “Fadil Vokrri” me 8 mijë ulëse më shumë

Kreu i FFK-së, Agim Ademi ka njoftuar se janë të gatshëm për rritjen e kapacitetit të ulseve në “Fadil Vokrri”. Ademi ka thënë se stadiumi i kryeqytetit do të rritet për 8000 ulëse.

Për këtë projekt, kryetari i Federatës ka thënë se pret përgjigje nga institucionet lokale e qëndrore.

Më poshtë i gjeni disa foto se si do të duket stadiumi me kapacitet më të madh.

“Të gatshëm për projektin e rritjes së kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” për 8000 ulëse. Presim përgjigjen nga institucionet lokale e qendrore për ta nisur realizimin e këtij projekti të rëndësishëm e të domosdoshëm” shkruan Ademi në njoftim.

Raundi i parë kualifikues, zbulohen arbitrat që do vendosin drejtësi në ndeshjet e Tiranës, Partizanit e Laçit në Evropë

KF Ramiz Sadiku triumfon në finalen e U15