Këshillohet Januzaj

Legjenda e futbollit të Belgjikës, Philippe Albert, ka thënë se mesfushori kosovar i Manchester United, Adnan Januzaj, duhet të huazohet në ndonjë skuadër ku mund të luajë rregullisht.

Ish-reprezentuesi i Belgjikës, ka thënë se Januzaj nuk është më i ri ashtu siç pretendojnë të tjerët.

“Unë mendoj se Adnan Januzaj duhet të marrë detyra të tjera, pra të huazohet. Ne shpesh themi se janë të rinj dhe duhet të kenë durim. Kjo nuk është e vërtetë. Kur ju jeni të rinj, ju jeni të motivuar, doni të luani. Dhe duke qëndruar në stol te Manchester United, ai humb kohë”, ka thënë Albert, për “rtl.de”, transmeton koha.net.

Januzaj, 20-vjeçar, këtë edicion ka zhvilluar 15 paraqitje për Manchester United. Reprezentuesi kosovar i Belgjikës me skuadrën angleze ka kontratë deri në qershor të vitit 2018.