Këshilla e Guardiolës në vitin 2012 për zëvendësimin e Messit, mund t’i shërbej tani edhe Pochettinos

Lionel Messi ka qenë në qendër të një stuhie në Francë pasi u shfaq i pakënaqur kur u largua nga loja gjatë fitores 2-1 të Paris Saint-Germain ndaj Lyon të dielën, pasi ai u largua nga fusha me rezultatin e barabartë 1-1.

 

Një shkëmbim i shkurtër fjalësh me trajnerin Mauricio Pochettino pushtoi mediat sociale, me fituesin e Copa America që duket se ishte i mërzitur me vendimin.

Tani, fjalët e Pep Guardiolas drejtuar Alejandro Sabella në 2012 mund të zbatohen për Pochettinon.

I pyetur atëherë për situatën e Messit nën urdhrat e Sabellas me Argjentinën, trajneri katalunas kishte disa fjalë mençurie.

“Duhet t’i fjalësh shumë pak Leos. Mbrojeni atë në fushë me lojtarë që ia lehtësojnë punën”.

“Dëgjoni mirë atë që ai thotë dhe mos harroni se ai kurrë nuk duhet të largohet nga fusha. As në fund të mos duartrokitet”, thoshte atëherë Guardiola.

Megjithatë, zëvendësimi i Messit kuptohet se erdhi shkaku i një problemi në gju dhe jo për ndonjë arsye tjetër.

Realizoi 6 gola në një ndeshje, Myrto Uzuni mahnit Evropën

Katari vendos kushtin e panegociushëm për futbollistët dhe tifozët