Kërkon mbështetje

Bashkimi është duke kaluar në formë fantastike duke arritur tri fitore radhazil. Fitorja e fundit e prizerenasve ishte ndaj Prishtinës të cilën e mposhti 77:70, në kryeqytet.

Pas kësaj fitorej trajneri Petar Mijovic, në një prononcim për GazetaOlle.com, thotë se përkundër lëndimeve synon fitoren edhe ndaj Levski 2014 në kuadër të BIBL-së.
“Kemi një seri të mirë të fitoreve dhe shpresojmë ta vazhdojmë këtë edhe në ndeshjen ndaj Levskit, që është ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Kemi probleme me lëndimet por shpresoj që marrim rezultat pozitiv. Shpresoj se do të kemi përkrahje të madhe edhe nga tifozët tanë pasi që kemi nevoj për ta shumë”, u shpreh Mijovic./Olle