Kërkon hakmarrje

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos pas fitores prej 1:2 nga Barcelonës ka thënë se bukuria e futbollit është se të ofron mundësinë e hakmarrjes.

“Bukuria e futbollit është se të ofron hakmarrjen. Ne duhet të mbajmë këmbët në tokë. Fansat e merituan këtë pas kaq shumë vuajtjeve, ishte e rëndësishme të vinim këtu (në Camp Nou) dhe të luajmë në këtë nivel”, ka thënë Ramos.

Spanjolli më tutje ka shtuar se kjo fitore është për rikthimin e besimit, dhe se janë duke punuar humb që të arrijnë diçka të rëndësishme.

“Kjo është një mënyrë për rikthimin e besimit. Ne jemi duke punuar shumë që të bëjmë diçka të veçantë, dhe kjo është rruga e duhur. Real Madridi është e obliguar që të fitojë. Ende në lojë ka shumë pikë”, është shprehur Ramos, i cili u përjashtua me karton të kuq sonte kundër Barcelonës.