Kërkojnë finalen

Kosova ka shënuar fitore ndaj Estonisë, 31:30 për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të hendbollit për shtetet në zhvillim.

Djelmoshat e Taib Kabashit fituan pas një ndeshje dramatike deri në fund. Hendbollisti Kastriot Jupa në një prononcim për GazetaOlle.com është shprehur i lumtur me kualifikimin në gjysmëfinale.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë pasi Estonia ishte favorite për t’u u kualifikuar por me lojë të fort arritëm që të mposhtim Estonin”, u shpreh Jupa.

Ndryshe Jupa shpreson të arrijn në finale. “Tani jemi në gjysmëfinale dhe synimi jonë është finalja”.