Kërkojnë finalen

Kosova U-16 po bën lojëra të shkëlqyeshme në Kampionatin Evropian U-16 në basketboll. Në tri ndeshje po aq fitore, është një sukses për lakmi i djelmoshat tanë që po befasojnë për të mirë të gjithë njohësit e kësaj loje që janë të pranishëm.

Basketbollisti Kreshnik Avdija është i gëzuar për fitoren e radhës me rezultat 74:35 ndaj Uellsit U-16, në takimin e tretë të divizionit C. Avdija me 14 pikët e tija ndihmojë në fitoren domethënëse. “Luajtëm mirë prej fillimit e deri ne fund. Edhe njëherë treguam se kemi ardhur të luajmë basketboll cilësor dhe jo vetëm të paraqitemi në parket. Por tani duam të qëndrojmë të qetë të mendojmë për gjysmëfinalen e së premtes ku në premtojmë që do ta bëjmë më të mirën për ngjyrat e shtetit tonë. Dëshira jonë e madhe është të luajmë në finale, andaj do të mobilizohemi të arrijmë ta realizojmë këtë qëllim”, tha Avdija.