Kërkohej nga skuadra e madhe e Superligës, Seferaj vazhdon karrierën në këtë klub

Ish-sulmuesi i Feronikelit, Kaltrin Seferaj do ta vazhdojë karrierën te skuadra e Drenasit, raporton ekskluzivisht Gazeta OLLE.

Pas përfundimit të sezonit 2021/22, shumë oferta erdhën në drejtim të Seferaj, por në fund sulmuesi arriti marrëveshje që nga sezoni i ardhshëm të jetë pjesë e KF Drenasit.

Interesim për sulmuesin kishte shprehur dhe SC Gjilani, por në momentet e fundit lojtari vendosi të mos i bashkohet “Skifterave”, mëson Olle nga burimet e afërta me lojtarin.

Prezantimi i 19 vjeçarit pritet të ndodh gjatë ditëve në vijim, me lojtarin i cili ka firmosur kontratën me Drenasin dhe do të jetë pjesë e tyre nga faza përgatitore.

/Gazeta OLLE/

 

 

Ademi: Me punën që është bërë dhe po bëhet, stadiumi “Zahir Pajaziti” do ta marrë licencën nga UEFA

Milaim Rama e heq merakun e jetës, e bija e tij, Alketa i bashkohet Kosovës