Kërkesa simpatike e Munishit: Jemi shembull në rajon, UEFA duhet të na lejojë të luajmë në Evropë

Trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi ka thënë se skuadra e tij e meriton një vend në garat evropiane.

Kjo deklaratë e Munishit vjen pas triumfit si mysafir i Arbërisë me rezultatin 3-4.

“Deri më tani jemi shembulli më i mirë në Superligë, ndoshta edhe në rajon”.

“UEFA duhet të na jap mundësin të luajmë në Evropë për “Fair-Play”. Federata e Futbollit duhet të bëjë kërkesë për ne”, ka thënë Munishi në ATV.

Në mesjavë Gjilani i Ismet Munishit do të ketë derbi me Dritën. /Gazeta Olle/