Kërkesa e Llapit për ndeshjen me Prishtinën (FOTO)

Është paraparë që ndeshja e ‘Digitalb Kupës së Kosovës’ në futboll, ndërmjet Llapit dhe Prishtinës të zhvillohet të mërkurën.

Megjithatë, ky takim mund të shtyhet për shkak të kushteve të rënda atmosferike që po mbretërojnë në vendin tonë. Komisari i garave, Ismet Ahmeti, tha për gazetën tonë se klubet duhet që veta ta pastrojnë borën.

E, bora assesi të ndalet në Podujevë ndërkohë që stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, e ka zbardhur. “Kushtet nuk janë të mira ku bora që ka ra është përmbi 0.70 centimetra në Podujevë. Ka të reshura të borës më shumë se në komunat tjera dhe reshje të pandërprera. Ne, sot kemi filluar që ta heqim borën por është e pamundur sepse vazhdimisht është duke rënë. Ne kërkojmë nga komisari i garave që të vijë në Podujevë dhe të shohë gjendjen se si është”, ka thënë sekretari i Llapit, Muhamet Rexhepi për Gazetën ‘Olle’.

LL LLA LLAP                                                                                                                                              Pamje nga stadiumi ‘Zahir Pajaziti’ të dielën