La Liga spanjolle në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Spanjës janë në një luftë gjyqësore për tre vite radhazi që ndeshjet e skuadrave spanjolle të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vitin 2018, La Liga kishte nënshkruar një marrëveshje 15 vjeçare me një kompani multinacionale të mediave, sportit dhe rekreacionit të quajtur Relevent, me qëllimin e vetëm që të ta përfshijë ligën spanjolle në Amerikën Veriore.
“Vendimi i fundit nga Gjykata Rajonale e Madridit për ndeshjen mes Barcelonës dhe Gironas që të zhvillohet në shtetin e Miamit është refuzuar. Kjo është hera e dytë që gjykata vendos kundër këtij propozimi, dhe përsëri është kundër këtij vendimi të La Ligas”, shkruante në komunikatën e Federatës së Futbollit të Spanjës.
Sidoqoftë, pavarësisht këtij vendimi krerët e La Ligas nuk do të dorëzohen, ku sipas spekulimeve do të bëjnë edhe një tjetër apel, por kësaj radhe në Gjykatën Supreme spanjolle.