Kërcënon Hasi

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare Besnik Hasi, trajneri i Anderlecht në Belgjikë tha gjatë konferencës për shtyp, se ekipi i tij do të largohet nga fusha në rast të incidenteve.

“Nëse diçka do të ndodhë, do të reagojmë ndryshe”, – tha Besnik Hasi në konferencën e tij për shtyp.

“Me fjalë të tjera, – shkruan portali belg “Dhnet.be”, – Anderlecht-i nuk zbresë në fushë apo në dhomat e zhveshjes”.

Hasi i bëri një apel edhe arbitrit Delferiere: “Ai duhet të jetë i përgatitur të marrë vendime radikale. Por, nuk është çështje të flas me të para ndeshjes. Ne nuk jemi për këtë”.

Standard-Anderlecht është një nga ndeshjet me të nxehta në Belgjikë dhe tensioni u shfaq edhe në ndeshjen e fundit.

Hasi: “Ne ishim të përgatitur për të përballuar lojën agresive të lojtarëve të Standard. Por, nuk e kishim menduar rreth asaj që ndodhi rreth fushës. Të gjithë mbetëm të befasuar. I gjithë vendi ka qenë i befasuar”.

Hasi vë nën presion Standard-in: “Anderlecht dëshiron gjithmonë të luajë mirë. Ata luajnë në shtëpi, ata duhet të na mundin ne që të qëndrojnë në garën për titull. Ky është shansi i tyre i fundit”./Sportal.al