Pavarësisht se ishte një nga portierët më të njohur në botë, pak dihej për jetën personale të portierit, Kepa Arrizabalaga.
Por, kjo ka ndodhur deri më tani, pasi së fundmi ai ka bërë publike lidhjen e ti me “Miss Universe Spain 2020”, Andrea Martinez.
Të dy kanë shpërndarë përmes llogarive të tyre përkatëse në Instagram në imazh me mbishkrimin: “Për ne”.
Ndërsa, “diku në botë” kanë vendosur në lokacionin e tyre, pa dhënë detaje të mëtejshme. E vetmja gjë që duket qartë është se çifti po shijon disa ditë plazhi duke përfituar nga pushimi i ligës.
Për ata që nuk e njohin Andrea, ajo u shpall fituese e konkursit të bukurisë, dy vite më parë. Ajo është 29- vjeçare (dy vite më e madhe se futbollisti).
Por, Martinez nuk është vetëm një fytyrë e bukur, siç shihet në llogarinë e saj në Instagram, e cila tashmë është verifikuar, ajo ka studiuar menaxhim biznesi. Përveç kësaj, ajo menaxhon çështjet e marketingut digjital dhe mediave sociale në GNV.
Ndërsa, nuk dihet se kur ka nis historia e tyre e dashurisë, mirëpo, në nëntor të vitit të kaluar modelja poston disa imazhe ku shihet duke pozuar në rrugët e Londrës, qytet në të cilin jeton portieri i Chelseat.