Këngëtari i njohur ndihmon Rahovecin, merr përsipër pagesën e futbollistit

Këngëtari rahovecas, Labinot Rexha ka vendosur që të investojë në ekipin e vendlindjes së tij.

Siç njofton klubi i Rahovecit, Rexha ka marrë përsipër pagesën për lojtarin Mikea Avdillari, e i cili tashmë është nën menaxhimin e tij, shkruan Gazeta Olle.

Rexha është drejtor/menaxher në klub, ndërsa synon të menaxhojë një tjetër lojtar.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "VISION"

“Këngëtari ynë i mirënjohur pritet të jetë aset i çmuar, ndërsa shpresojmë që bashkëpunimi të jetë sa më jetëgjatë”, thuhet në njoftimin e KF Rahovecit.

Kujtojmë se “Vreshtarët” gjatë sezonit të fundit u promovuan në Ligën e Parë të Kosovës dhe në edicionin e ri garojnë në Grupin A, ku nuk do ta kenë aspak të lehtë.

/Gazeta Olle/ 

Llapi afër marrëveshjes me mbrojtësin e njohur

ZYRTARE: Biznesmeni nga Skenderaj zgjidhet kryetar i Drenicës