Këngëtari shqiptar, Ardian Bujupi e ka vizituar mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi në Valencia. Mustafi i ka uruar mirëseardhje atij , ku ka postuar edhe një foto me të në ‘Facebook’.
Bujupi do të përcjellë nga afër Mustafin në ndeshjen që Valencia e zhvillon kundër Real Sociedadit të dielën shkruan gazetaskspress.