Këngëtari Alban Skenderaj ia ‘merr bukën’ Vëllaznimit

Në klubin e Vëllaznimit vazhdon të mbetet gjendja e vështirë, me kryesinë e klubit dhe kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, që po e vazhdojnë gjumin e thellë, transmeton Gazeta Olle. 

Partia opozitare në këtë qytet, AAK, e ka akuzuar rëndë kryetaren Kusari që ia ka ndarë 35 mijë euro një koncerti të këngëtarit Alban Skenderaj të mbajtur në Gjakovë, në vend se me ato para ta përmirësojë gjendjen e mjerueshme në klubin e Vëllaznimit.

Gjakovarët kanë katër muaj që nuk kanë marrë paga dhe nëse nuk i marrin ato para filimit të sezonit pranveror, rrezikojnë të mos e zhvillojnë fare ndeshjen e parë ndaj Prishtinës. /Gazeta Olle