Këndellet Sigal Prishtina, mposhtë Trepçën

Sigal Prishtina iu është kthyer fitoreve në elitën e basketbollit të Kosovës, duke e mposhtur skuadrën e Trepçës.

Bardhekaltërit fituan në shtëpi kundër rivalëve nga Mitrovica me rezultat 88:69.

Në këtë mënyrë, prishtinasit e rikthyen sado pak qetësinë në skuadër, pas rezultateve katastrofike në kohët e fundit. /Olle