Këndellet Drenica, fillon prezantimin e transferimeve të afatit kalimtar të janarit

FC Drenica ka njoftuar se pas një krize të madhe, ka arritur ta rikthejë klubin në binarët e normalitetit.

Kuqezinjtë menjëherë kanë filluar prezantimin e futbollistëve që i janë bashkuar skuadrës në merkaton dimërore, shkruan Gazeta Olle.

Azem Bejta është njëri nga futbollistët që bashkohet me drenicasit, duke u rikthyer në shtëpinë e tij.

Portieri Florjan Smakiqi është një tjetër prurje tek kuqezinjtë, që do të jetë garanci në portë.

Smakiqi së fundmi ishte pjesë e Feronikelit, klubit që po kalon krizë të thellë.

Gjatë ditës priten edhe zyrtarizime të tjera nga skuadra e FC Drenicës. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Gentrit Begolli kthehet te Prishtina

Nuza e Kastrati delegohen nga UEFA për ndeshje ndërkombëtare në muajin mars