Kënd e injoroj Nasri?

Trajneri i Përfaqësueses së Francës, Didier Deschamps, është përgjigjur  mesfushorit të Manchester Cityt, Samir Nasri, duke zbuluar se ishte injoruar nga Nasri.

 

27-vjeçari ishte i zemëruar pasi ishte lënë jashtë Kampionatit Botëror, pas një mosmarrëveshje në Euro 2012. Pas kësaj Nasri i ka kthyer shpinën Përfaqësueses së Francës, duke deklaruar se nuk dëshiron të jetë më pjesë e saj.

 

“Njerëzit duhet të dinë se në vitin 2012, kam vendosur që të thërrasë atë për të sqaruar gjërat me të. Ai refuzoi të dëgjoi, dhe nuk donte të diskutonte rreth kësaj. Unë kam qenë duke pritur atë për biseduar por ai nuk i ka plotësuar pritjet e mija. Edhe pse ai është duke thënë se është i lumtur që nuk është pjesë e Francës, unë mund t’i them atij se edhe Franca, është duke shkuar shumë mirë edhe pa të”, deklaroi Deschamp.