“Kemi biseduar me Dinamo Zagrebin, por Arbër Hoxha ka oferta edhe nga jashtë” – presidenti i Slaven Belupos flet për të ardhmen e anësorit

Nuk është më sekret që Dinamo Zagreb po tenton të sjellë Arbër Hoxhën nga Slaven Belupo në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri Sergej Jakirovic është shumë i interesuar për njërin nga krahët e majtë më të mirë në kampionatin kroat dhe po këmbëngul për afrimin e tij në Maksimir.

Slaven Belupo thuhet se ia ka kërkuar Dinamos rreth 3 milionë euro për 25-vjeçarin kosovar, që ishte shumë e tepërt për gjigantët kroat. Por flitet që klubet janë afër marrëveshjes për 1 milion euro dhe huazimin e disa lojtarëve nga Dinamo te Salven.

Për këtë gjë ka folur edhe presidenti i Slaven Belupos, Robert Markulina, i cili ka thënë se për Arbër Hoxhën kanë shumë oferta.

“Ajo që mund të them në këtë moment është se Dinamo ka treguar interes të madh për Hoxhën, por ne nuk kemi shkuar më larg se kaq. Kemi oferta specifike edhe nga jashtë, kështu që do të shohim. Duam të marrim sa më shumë për Hoxhën, por me Dinamon jemi në marrëdhënie të mira dhe në këtë frymë jemi të gatshëm të negociojmë për opsione të tjera, nëse marrim atë që duam, Hoxha do të largohet këtë dimër”, ka thënë Markulin.

Hoxha mbërriti në Slaven në shkurt të vitit 2022 nga Lokomotiva, dhe deri më tani ka luajtur 63 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola, duke shtuar edhe shtatë asistime.

Prishtina e Re, Suhareka dhe Vjosa kalojnë në 1/8-tën e Kupës së Kosovës

Prishtina, “Qyteti Evropian i Sportit” për vitin 2024