Ka përfunduar ndeshja e sotme e vetme e Ligës së Parë në kuadër të xhiros së 9-të.
Në Kastriot, KEK-u e ka mposhtur skuadrën e Trepçës, shkruan Gazeta Olle.
Pas 90 minutash “elektricistët” kanë fituar me rezultatin 2-0.
Golat për skuadrën fituese i shënuan Veliu dhe Namani.
Kështu, KEK-u, me fitore largohet nga pozita e 15 në tabelë, kurse Trepça pas 9 xhirosh mbetet në kuotën e 14-të pikëve të fituar./GazetaOlle