KEK-u nuk gabon, shënon fitore dhe e mbyll stinorin si kampion vjeshtor

Sot u zhvilluar ndeshja e fundit e xhiros së 15-të në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll. 

Derbi në mes të Prizrenit dhe KEK-ut është mbyllur me fitoren e mysafirëve me rezultat minimal 0-1, shkruan Gazeta Olle.

Golin e vetëm dhe të fitores për “Elektricistët” e realizoi Adonis Pervetica në minutën e 60-të të ndeshjes.

Me këtë fitore të rëndësishme, KEK-u rikthehet në pozitën e parë me 40 pikë dhe e përfundon stinorin vjeshtor si kampion.

Në anën tjetër, Prizreni mbetet në pozitën e pestë me 31 sosh. /Gazeta Olle/ 

 

 

Superkupa e Kosovës në basketboll zhvillohet në Prishtinë

Ish-trajneri i Ballkanit shkarkohet nga klubi i Superiores shqiptare