Keita: “Me Messin, Barcelona duket sikur luan me 12 lojtarë”

Dikur fitoi gjithçka te Barcelona, tani po bënë karrierë te Roma. Seydou Keita ka deklaruar se Barcelona kur e ka Messin në fushë, duket sikur luan me 12 lojtarë.

“Për katër vjet kam luajtur në Barcelonë, dhe dallimin e bënë gjithmonë Messi. Shumë tituj të fituar varen nga ai. Kur ai është në fushë, duken si 12 lojtarë”, thotë Keita në një intervistë për spanjollen, ‘Mundo Deportivo’.

Sipas tij treshja Messi, Neymar dhe Suarez është më e mira deri tash.

Sa i përket fituesit të Ligës së Kampionëve, ai tha se Barcelona mbetet më e mirë se Juventusi.