Keane apo Gerrad, kapiten i LA Galaxy?

Steven Gerrard në fund të sezonit do të largohet nga Liverpooli, derisa do t’i bashkohet ekipit amerikan, LA Galaxy.

Por, ish reprezentuesi i Anglisë te skuadra e re nuk do ta marrë shiritin e kapitenit. Këtë e ka konfirmuar Robbie Keane i cili është kapiten aktual i LA Galaxy.

“Ai është duke arritur si një shtesë, jo si një zëvendësim si kapiten”, ka deklaruar Keane, i cili kishte luajtur me Gerrardin edhe në Liverpool. Unë kam folur me Stevenin dhe ai është i ngazëllyer për sfidën te LA Galaxy. Ai do të jetë një shtesë e madhe për skuadrën tonë.”, ka theksuar Keane.