Kë po e ‘vajton’ Tahiri

Kosova e Vushtrrisë mund të jetë me fat që në vjeshtë kishte ekip të mirë dhe mbledhi shumë pikë. Portieri i tyre Petrit Tahiri thotë se janë përgatirur mirë edhe për vjeshtë.

“Përgaditjet i kemi filluar me kohë dhe sipas planit të trajnerit Bekim Shotani. Mendoj se me punën që kemi bërë që nga janari ne jemi përgaditur mire, Pas shumë largimeve qe kemi pasur në ekip tash jemi një grup më i ri i lojtarëve. Për disa është edhe kampionati i parë në Superligë dhe normalisht objektivat tona janë të paraqitemi sa më denjësisht në çdo takim dhe me nxjerr rezultate sa ma të mira”, tha Tahiri për ‘Gazeën Olle’.

Kosova kishte mbrojtjen më të mirë në Superligë në vjeshtë ndërsa nga klubi janë larguar tre mbrojtës startues si Alban Dragusha, Ilir Izmaku dhe Arbër Prekazi. “Po është e vërtet që jemi mbrojtja më e mirë.  Ka qenë e lehtë pasi para vetës kisha tre super mbrojtes Ilir Izmakun, Alban Dragusha dhe Arbër Prekazi.  Qe të tre kanë qenë faktorët kryesor pse ne nuk kemi pranu gola dhe ishim per tre sezone rresht memë së paku gola te pranuar. Do të jetë e veshtirë të zëvendësohen , por shpresoi tash me mbrojtjen e re që kemi do të arrijmë objektivat për me mbajt rrjeten sa më shumë të paprekur”, përfundoi Tahiri.

Kosova e Vushtrrisë do ta presë në ndeshjen e parë Feronikelin.