KE mbajti mbledhjen e vet të radhës

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit  Agim Ademi, ku diskutoi shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

KE analizoi ecurinë e garave në të gjitha rangjet si dhe përgatitjet për ligat që duhet të fillojnë.  Garat deri më tash kanë pasur rrjedhë normale, hiq rastin e ndeshjes Dukagjini – Prishtina, por që FFK-ja ka marrë të gjitha masat e duhura në përputhje me Aktet normative. Ndërsa, përgatitjet për Ligën e dytë dhe Ligën e fermave që do të nisin këtë fundjavë po shkojnë sipas dinamikës së paraparë.

KE shqyrtojë përgatitjet për fillimin e kampanjës “Me Kosovën në Evropian”, prandaj në këtë drejtim FFK-ja do të bashkëpunojë me të gjitha subjektet relevante e veçanërisht  me media për një kampanjë dinijtoze, edhe për faktin se tash është momenti, ku Kosova ka gjasat më të mëdha për kualifikim.

KE shqyrtojë edhe lajmin e në një medie ndërkombëtare përkatësisht në gazetën franceze me pretendimin se ka pasur kurdisje të ndeshjeve në ligën tonë, por në FFK dhe organet e saj nuk ka arritur asnjë njoftim. Së këndejmi FFK-ja ka informuar Këshillin shtetëror për parandalimin e dukurive negative në sport si dhe Prokurorinë e Shtetit. FFK-ja si gjithmonë është e gatshme të  bashkëpunojë me të gjitha Organet  e nevojshme për zbardhjen e rastit. Pas mbledhjes së KE-së, FFK-ja ka lëshuar komunikatë të veçantë për media në lidhje me këtë çështje.

KE shqyrtoi edhe Parashtresa dhe ankesat drejtuar këtij Organi.

Arrestohet sulmuesi i Gjilanit, Theophilus Solomon?

Adrion Pajaziti largohet nga Fulham, huazohet në Norvegji