KE i FFK-së nuk ndahet i kënaqur me sukseset e Kombëtares A

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka analizuar paraqitjet Përfaqësueseve të Kosovës, ndërsa është pjesërisht i kënaqur me rezultatet e arritura në fushë.

Njoftimi i plotë:

KE i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi. Në këtë mbledhje KE ka miratuar dhe njëkohësisht ka falënderuar stafin e FFK-së, ekspertët nga UEFA dhe FIFA për hartimin e Strategjisë për zhvillimin e futbollit të femrave. Ai me këtë rast konstatoi se kjo strategji ka një ndikim të madh në sfera të ndryshme në zhvillimin e gjithëmbarshëm të futbollit. Po ashtu KE diskutoi edhe për Strategjinë e përgjithshme të zhvillimit të futbollit ku po punojnë me përkushtim të gjithë sektorët e FFK-së dhe pritet shumë shpejt përfundimi i saj.
KE analizoi paraqitjet ekipeve kombëtare dhe që nuk mund të thuhet për ndonjë sukses, por që nevojitet një konsolidim i tyre në vazhdim. Përjashtim bëjnë Kombëtarja “A” dhe U17 e femrave të cilat deri tash kanë arritur suksese në garat e tyre.
KE analizoi dhe shqyrtoi rrjedhën e kampionatit në të gjitha rangjet, duke konstatuar se garat po shkojnë sipas dinamikës dhe vërehet një ngritje në organizim, rritje të cilësisë dhe frymë sportive.
KE diskutoi edhe çështjet e shpalljes së Laureatëve të Vitit 2023 dhe caktoi Komisionin për shpalljen e dhe më të mirëve në përbërje: Ismajl Ajeti, kryetar, Vjollcë Krasniqi, Agim Nura, Xhelal Broja dhe Mirsad Çollaku anëtarë, ndërkaq që data e mbajtjes së ceremonisë do të caktohet më vonë.
KE shqyrtoi edhe Kërkesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi.

Rashica nuk dëshiron të flasë për ndeshjen Kosova – Izrael

Portieri i Lirisë, Hodaj: Operimi kaloi me sukses, FFK-ja i mbuloi të gjitha shpenzimet