Kë fajëson Perezi për humbjen me Barcelonën

Florentino Perez ka fajësuar Iker Casillasin për humbjen në El Clasico.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka fajësuar Iker Casillasin për humbjen në El Clasico, pasi beson se diferenca ishte vetëm në portë.

“Dallimi në këtë ndeshje ishte vetëm në portë. Ekipi luajti mirë dhe me siguri se do të kishim marrë një rezultat pozitiv, sikurse paraqitja e portierit të ishte në nivel”, ka thënë Perez, shkruan Mundo Deportivo.

Perez beson se Casillas ishte fajtor për golin e dytë, të cilin e shënoi Suarez, gol ky i fitores.