Kë e kopjoi Tevez?

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez zbuloi se ai e ka shikuar Andrea Pirlo se si gjuan, ndërsa është përpjekur që ta kopjoi atë në stërvitje.

Me Pirlo jashtë fushe, Carlitos mori detyrat për të gjuajtur goditje e dënimi dhe këtë e bëri shumë mirë pasi shënoi një gol madhështorë në barazimin 1:1 me Romën.

“Unë gjithmonë të përpiqem ta kopjoi Pirlon. Sigurisht se Andrea është ende zgjedhja e parë për godtijet e dënimit”, tha ai për ‘Sky Sport Italia’.

Max Allegri ishte i zemëruar se Juventus mori vetëm një barazim 1:1 . “Traineri ka të drejtë të zemërohet, pasi në luajtëm70 minuta shumë të mirë ndërsa në fund rrezikuam ta humbisnim lojën”.

“Ne treguam karakter dhe e bëmë shumë mirë, por pasi ata mbetën me 10 lojtar ne nuk është dahsur tua lejojmë atë lojë atyre. Ne jemi një ekip i fortë dhe nuk duhet ta provjmë më atë që provuam 20 minutat e fundit”.