KD dënon keq Partizanin dhe Tiranën, për arsye të tifozëve të tyre

Pas derbit, Partizani – Tirana, që tuboi afro 19 mijë shikues, tashmë kanë ardhur dënimet për dy skuadrat në fjalë.

Për mjetet piroteknike dhe thyerje të ulëseve, dy skuadrat nga Tirana e kanë pësuar keq nga Komisioni Disiplinor i FSHF-së, përcjellë Gazeta Olle.

Më poshtë vendimet e KD:

VENDIMET

1. KF “Partizani” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/1;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.

KF “Partizani” detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

2. KF “Tirana” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/2;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.

KF “Tirana” detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.