Pas eliminimit nga garat evropiane, KB Prishtina ka vazhduar me formë të mirë në Superligë.
E një nga basketbollistët më të dalluar te kjo skuadër padyshim që është qendra Fisnik Rugova, përcjellë Gazeta Olle.
Ky i fundit, në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar hiq më pak se 20-të tre pikësha.
“Në 5 ndeshjet e fundit Fisnik Rugova shënoi mbi 20 tre pikësha”, shkruan KB Prishtina në llogarinë e tyre në Facebook.
Padyshim që kjo statistikë është e jashtëzakonshme për një basketbollist të pozitës qendër, i cili luan ndër kosh.
Në 5 ndeshjet e fundit Fisnik Rugova shënoi mbi 20 tre pikësha ????????????@fisnik.rugova ☄️
Gepostet von KB Prishtina am Montag, 16. Dezember 2019