KB Peja reagon ndaj deklaratës se Danijel Lekndreaj

KB Peja e cila po vazhdon përgatitjet për sezonin 2022/23, ka reaguar në mënyrë zyrtare për lojtarin verdhezi, Danijel Lekndreaj.

Lekndreaj vitin e kaluar ishte një nga lojtarët më të mirë në basketbollin kosovar, dhe për shërbimet e tij janë të interesuara shumë skuadra vendore, shkruan Gazeta OLLE.

Por sipas njoftimit të KB Peja, Lekndreaj ka shkelur kontratën me klubin nga Karagaçi duke kontaktuar me klube tjera, madje me njërën ndër to ka nënshkruar kontratë.

Më poshtë mund të shikoni reagimin e plotë të faqes zyrtare të KB Peja.

 

Renova në prag të shuarjes, tërhiqet nga garat

FC Prishtina përfundon fazën përgatitore në Mavrovë