KB Peja nënshkruan me një sponzor të ri

 

KB Peja e cila nuk e ka filluar mirë gjysmë-sezonën e parë në Art Motion Superliga, duket se në fund kanë arritur të organizohen sa më mirë për pjesën e mbetur të sezonës.
KB Peja ka siguruar shërbimet e reprezentuesit meksikan, Edgar Garibay. dhe siç mëson ‘Gazeta OLLE’ klubi verdhezinjë është duke punuar vazhdimisht për afatin kalimtar dimëror.
Një nga emrat më të përfolur për një kalim të mundshëm në Karagaç, është dhe Valon Bunjaku i cili momentalisht është pjesë e KB Bashkimit.
Pejanët duket se janë duke menduar dhe për pjesën organizative të klubit, duke zyrtarizuar marrëveshjen me ‘Birra Lasko’ e cila do të jetë sponzor i shqiponjave tani e tutje.
.

Për herë të parë një shqiptar në listën e kategorisë së parë të gjyqtarëve të UEFA-s!

Haaland në Real Madrid ? Hans-Joachim Watzke konfirmon interesimin e madrilenëve