NJë prej skuadrave me histori të pasur në ngritjen e nivelit të baskbollit kosovar, ka shuar aktivitetin.
Klubi Basketbollistik Drita nuk ekziston më, raporton Klankosova.tv.
Për këtë vendim të rëndë të skuadrës ku ishte kapiten, ka bërë të ditur përmes facebook-ut, Qëndrim Demi.
“Përfundon rrugëtimi i klubit të basketbollit “Drita” meshkujt . Një klub me një histori të pasur dhe një trashëgimi të ndërtuar me mund e përkushtim nga breza të tërë, sot po mbyll kapitullin e tij të rëndësishëm në fushën e sportit”, e ka nisur njoftimin e “zi” basketbollisti gjilanas, transmeton Klankosova.tv.
“Drita nuk ishte vetëm një klub, ishte simbol i pasionit dhe i bashkimit të komunitetit tonë. Ishte vendi ku qindra të rinj u formuan, ku fëmijët dhe të rinjët e gjetën shpresën dhe krenarinë përmes sportit. Mirëpo, për shkak të vështirësive financiare dhe mungesës së mbështetjes së duhur, ky udhëtim ka ardhur në fund”, ka shtuar tashmë ish-kapiteni i “Intelektualëve”
Ai e mbyll postimin e tij me shpresën se një ditë klubi ikonik i Gjilanit të rilindë.